Bullagria dhe Ballkani kanë potencialin të bëhen zona industriale e Evropës dhe botës. Reklamimi i aktiv i ndërmarrjeve regjionale duhet të fillojë menjëherë, sepse secili ka nevojë për furnizues të ri, jashtë Kinës, tha për Agjencinë Telegrafike Bullgare Martin Jordanov. Tani bota është ndaluar dhe është me rëndësi të tregojmë kush jemi dhe çfarë bëjmë, shtoi sipërmarrësi, i cili është pronar i dy ndërmarrjeve në Bullgar dhe një - në Itali.
Projekti “Bullgaria dhe shtetet e tjera ballkanike – zona e re industriale e Evropës” mund të sjellë rezultate të shpejta akoma pas 6 muajsh. Veglat për arritjen e këtij qëllimi janë ngjarjet e ndryshme mediatike, ekspozitat në vendet evropiane dhe udhëtimet e partnerëve potencialë të huaj në vendin tonë.
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..