Për shkak të pandemisë ekonomia bullgare do të marrë afro 7 miliard leva më pak të ardhura. Këtë e tregon parashikimi i Institutit të Ekonomisë së Tregut paraqitur para Radios Kombëtare Bullgare nga analizuesi Krasen Stançev. Mbyllja e ekonomisë gjatë marsit që ndodhi jo vetëm në Bullgari çoi në rënie të aktivitetit ekonomik. Sipas tij është sezonal faktori se tani më shumë njerëz fillojnë punë se sa regjistrohen si të papunë. Sipas tij ka të ngjarë të ketë valë të dytë të papunësisë gjatë vjeshtës.
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..