Më 27 korrik në Sofje do t’i jepet start edicionit të 67 të Turneut Ndërkombëtar të Çiklizmit të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur Dimitër Kuzov, kryetari i Federatës Bullgare të Çiklizmit.
Gara, në të cilën duhet të përfshihen mbi 40 skuadra, duhet të përfundojë më 1 gusht në Burgas, duke kaluar përmes Borovecit, Pazarxhikut, Kërxhalit dhe Momçillgradit, Plovdivit dhe Slivenit.
Bullgaria do të marrë pjesë me pesë skuadra. Në garë do të përfshihen edhe sportistë elitarë nga vende të tjera, ndër të cilat Belgjika, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja, Çekia, Polonia, Ukraina etj. Gara është përfshirë në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI)
Turneu i parë i çiklizmit në Bullgari u zhvillua në vitin 1924.Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi..