Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jetëgjatësia në Bullgari rritet ngadalë në sfondin e BE-së

Foto: arkiv

Jetëgjatësia mesatare në Bullgari rritet vazhdimisht që nga viti 1980 deri tani, por mbetet më e ulëta në BE, tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian. Spanja është vendi me jetëgjatësi më të madhe - 83,5 vjeç. Në Bullgari njerëzit jetojnë mesatarisht deri në moshën 75 vjeç.

Në vitin 1980 ky tregues ka qenë 71,1 vjeç, përkatësisht 68,5 për burrat dhe 73,9 për gratë. Mes viteve 2000 dhe 2018 jetëgjatësia në Bullgari është rritur 3,1 vjet.

Në shumicën e shteteve evropiane popullsia rurale pak nga pak rritet, derisa në Bullgari, Lituani, Letoni, Estoni, Kroaci, Hungari dhe Portugali ajo bëhet gjithnjë e më pak dhe fluksi i njerëzve nga fshatrat në drejtim të qyteteve të mëdha është i pandërprerë.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 gushtin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 në 34°, në kryeqytet 30°. Do të jetë me diell përgjatë..

botuar më 24-08-06 7.25.MD

Komisioni i Mbrojtjes dha dritën jeshile për sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të parë me 10 vota "pro" dhe tre "abstenime". Bullgaria synon të blejë një IRIS-T SLM për një vlerë..

botuar më 24-08-06 4.32.MD
Dimitër Gllavçev

Gllavçev është gati të jetë sërish kryeministër në detyrë, por jo ministër i jashtëm

Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që..

botuar më 24-08-06 11.12.PD