MIlush Pançev dhe Llëçezar Pirishançina, të cilët janë nxënës në shkollën “Paisij Hilendarski” në qytetin Bansko (Bullgari Jugperëndimore) u klasifikuan në konkursin prestigjioz "Space Camp Turkey 2020". Për këtë garë fëmijët prezantuan projektet e veta me temë “Gjurma bullgare në Kozmos” dhe “Si të pakësojmë mbetjet kozmike”.
"Space Camp Turkey" është një nga 3 qendrat për trajnime kozmike në botë dhe është krijuar sipas modelit të NASA-së. Kampi është i përshtatshëm për fëmijë në moshë nga 9 deri më 15 vjeç dhe programet e tij renditen ndër më prestigjiozet në botë.
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të..