Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk është parashikuar zgjatja e situatës së jashtëzakonshme pas 30 qershorit

Ministri Kirill Ananiev
Foto: BGNES

Në vend aktualisht s’ka situatë, në të cilën ministri i shëndetësisë të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike pas 30 qershorit. Këtë e tha vetë ministri Kirill Ananiev në intervistë për radio “Darik”. Ai tha se edhe pas kësaj date në fuqi do të mbetet detyra për respektimin e rregullave kryesore kundër epidemisë – mbajtja e maskave në spitale, farmaci, transportin urban, dhe kërkesa që të përdoret jo më shumë se 50% prej kapacitetit të sallave teatrale dhe të koncerteve.

Ananiev tha se Bullgaria është ndër vendet më pak të prekura – vetëm 5% prej popullsisë.

Deri në fund të muajit Komisioni Evropian do të vendosë cila duhet të jetë përqindja e të infektuarve në vendet e treta, nën të cilën do të lejohet hyrja e shtetasve të tyre në territorin e BE-së. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD