Teodor Ushev fitoi çmimin “Kristal” për filmin e vet me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit”, bëri të ditur sajti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor në Annecy.
“Në çdo një profesion ka një dekoratë, apo arritje, e cila shënon kulmin. Alpinistët kanë majat e tyre, shkrimtarët, matematikët, fizikanët e kanë çmimin Nobel, gazetarët – Pulitzer e kështu me radhë. Në artin tim, në filmat e animuar, çmimi më i madh është ai i festivalit në Annecy, Kristali i Annecy. Ky është Everesti ynë. Ju faleminderit!”
Këtë e shkroi në Fcebook Teodor Ushev, duke informuar se filmi I tij ka marrë dhe çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik FIPRESCI.
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin e shkrimtarit Georgi Gospodinov të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.
Foto: BGNES - arkv, Facebook-Theodore UshevProjekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..