Në 15 nga 28 qarqet e Bullgarisë norma e papunësisë tejkalon 10%, duke pasur parasysh se norma e saj mesatare për vend është 9%, tregon një analizë e Agjencisë së Punësimit për muajin maj. Mesatarisht për një vend pune konkurrohen 9 të papunë. Më e madhe është papunësia në Vidin (Bullgari Veriperëndimore) – 16,5%, kurse më e ulët – në Sofje – 4,4%. Më e madhe është konkurrenca ndër njerëzit pa punë në Pleven – aty 20 njerëz aplikojnë për një vend të lirë, kurse më e vogël është ajo në Sofje – 4 veta për një vend pune.
Gjatë majit ka një tendencë të pakësimit të papunësisë në krahasim me prillin, e cila vjen si pasojë e nevojës për punëtorë sezonalë. Edhe në maj vazhdon tendenca e lirimit të kuadrove nga industria e përpunimit dhe pas saj renditet tregtia.
Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..
Të enjten , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale në mëngjes do të jenë 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë rreth 11°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Në disa vende të izoluara, kryesisht në..
Në vitin 2024 Policia kufitare parandaloi më shumë se 52 500 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në Bullgari. Falë masave të marra nga “Policia Kufitare” – shtimi i patrullave dhe pajisjeve në kufi, presioni i migracionit u ul me 70%..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..