Planifikojmë që stina aktive turistike verore në Bullgari të fillojë më 1 korrik 2020 duke u respektuar strikt të gjitha kërkesat e domosdoshme shëndetësore. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila shqyrtoi në biseda telefonike rimëkëmbjen e sektorit turistik pas krizës së koronavirusit me drejtorë ekzekutivë të turoperatorëve polakë, holandezë dhe atyre rumunë për tregun e Bullgarisë.
Ata kanë ripohuar interesin e vet ndaj vendit tonë për pushime verore. Sipas tyre perspektiva e Bullgarisë si destinacion turistik është e mirë për shkak të mundësive të saj të shumëllojshme për turizëm, bazës moderne dhe masave serioze për mbrojtjen e shëndetit të turistëve.Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..