Dita e Enjos është një prej festave më të dashura në kalendarin popullor. Ajo bie gjithmonë më 24 qershor. Populli beson se forca kuruese e barnave është më e madhe pikërisht këtë ditë. Atëherë është festa e Shën Ivanit Barnabledhësit, quajtur edhe Ivani i Verës, Mesi i Verës. Po këtë datë Kisha Ortodokse Bullgare kremton lindjen e Shën Joan Pagazorit.
Ditën e Enjos përfundon rruga e Diellit nga dimri te vera. Vjen koha, që ai të nisë rrugën e prapme – nga vera te dimri. Para kësaj ai lahet në lumenjtë dhe liqenet dhe ulet për të pushuar, prandaj uji Ditën e Enjos ka një fuqi magjike. Këtë ditë zbatohen rituale të ndryshme.
Dikur Ditën e Enjos janë kënduar këngë të destinuara për çdo një moment prej festës. Disa prej këtyre interpretimeve mund t'i dëgjoni në publikimin prej arkivit tonë “U nis Enjo me karrocë për barna”.
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..