Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kritikojnë zgjedhjen e Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile

Godina e Këshillit të Ministrave
Foto: BNR

Bashkimi i Oficerëve dhe Rreshterëve të Rezervës, Bashkimi i Shoqatave Trake në Bullgari, Bashkimi Turistik Bullgar dhe Komiteti Mbarëbullgar “Vasill Levski” shprehën zemërimin e tyre për shkak të zgjedhjes së Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.

Ata pohojnë se 14 organizatat e zgjedhura prej 200 organizatave joqeveritare që kanë aplikuar në mënyrë elektronike nuk janë përfaqësive. Ata kritikojnë procedurat dhe pohojnë se organizatat e zgjedhura financohen nga jashtë dhe kjo nuk është në përputhje me mendimin e Komisionit Kundër Korrupsionit. Të pakënaqurit thonë se në se qeveria nuk ndryshon zgjedhjen, ata do të krijojnë një Këshill alternativ të Shoqërisë Civile.  

Këshilli për Zhvillimin e Shoqërisë Civile ishte zgjedhur me votim elektronik që përfundoi më 13 maj. Këshilli do të funksionojë për herë të parë në Bullgari si  organ konsultativ pranë Këshillit të Ministrave dhe do të hartojë dhe implementojë politika në përkrahje të zhvillimit të shoqërisë civile në Bullgari. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy avionë spanjollë do të shuajnë malin kufitar Sllavjanka

Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..

botuar më 24-08-06 10.27.PD

Fansat mblidhen për një koncert të Lenny Kravitz në Burgas

Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..

botuar më 24-08-06 8.20.PD

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD