Grupi bullgaro-norvegjez i biznesit në Bullgari hapi Dhomën e Tregtisë në Norvegji, njoftuan nga grupi. Qëllimi është që të përdoren mundësitë për bashkëpunim të forcuar ekonomik në kuadrin e situatës së re ekonomike të shkurtimit të zinxhirëve të furnizimit, pakësimit të shpenzimeve dhe forcimit të bashkëpunimit regjional në kurriz të atij global.
Drejtori ekzekutiv i Agjebncisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev do të prezantojë koncepcionin e ri të agjencisë për kthimin e Bullgarisë në një destinacion për “nearshoring”* për kompanitë e Evropës Perëndimore.
*Nearshoring është një lloj specifik i outsourcing-ut, i cili ndodhet më afër kompanisë kryesore (me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe kontrollit të procesit të punës). Kompania nënë përdor krahun e jashtëm të punës dhe bazën në vendin pritës.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..