Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropoli zbuloi kontrabandë të artefakteve nga Bullgaria

Foto: europol.europa.eu

Një grup ndërkombëtar kriminal për kontrabandë të artefakteve nga Bullgaria u zbulua gjatë një operacioni të Evropolit. U arrestuan 8 veta – 5 nga Bullgaria dhe 3 nga Britania e Madhe. U konfiskuan afro 4600 sende për më se disa milionë euro, theksohet në njoftimin e Evropolit. Shumica e artefakteve datojnë nga epoka e Perandorisë Romake. Ka edhe të tillë nga Epoka e Bronzit, nga Epoka e Hershme e Hekurit, Mesjeta etj. Sendet ekspertoheshin nga Bullgaria për në Britaninë e Madhe kryesisht përmes territorit të Gjermanisë. Në operacion morën pjesë ministria e brendshme bullgare, policia britanike dhe policia e Bavarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD
Toshko Jordanov - ITN

Nuk ka perspektivë për formimin e një qeverie me mandatin e tretë

Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë..

botuar më 24-07-30 5.20.MD