Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fituesit në konkursin muzikor “Pranvera 2020”

Margarita Hranova: Jam e sinqertë dhe prandaj njerëzit më pëlqejnë

Foto: BGNES

“Vetëm me dashurinë” është kënga, me të cilën legjenda e muzikës bullgare pop Margarita Hranova fitoi çmimin e dëgjuesve në edicionin e 51 të konkursit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ për muzikë të re bullgare pop dhe rok “Pranvera 2020”.

Margarita Hranova është në skenë mbi 45 vjet dhe është këngëtarja e dashur e disa brezave bullgarë. Ajo e ka filluar karrierën e vet që si nxënëse, kur është zgjedhur të këndojë në grupin vokal pranë ansamblit rinor “Majakovski”. Si fillim i karrierës së saj solo konsiderohet pjesëmarrja në Festivalin e njohur Ndërkombëtar të Muzikës Pop “Orfeu i Artë” (i zhvilluar në periudhën 1965 – 1999). Atje, në vitin 1982, ajo fiton vendin e dytë me këngën “Qëllimi” të kompozitorit Najden Andreev. Me të njëjtën këngë Margarita Hranova fiton çmim të parë për interpretim në festivalin në Sopot të Polonisë. Pas kësaj pasojnë incizime, albume, shumë pjesëmarrje në koncerte dhe festivale te ne dhe jashtë.

“Vlerësimi i publikut, ky është çmimi më i madh për mua” – tha këngëtarja në një intervistë për BNR, pasi kuptoi se kënga e interpretuar nga ajo “Vetëm me dashurinë” është klasifikuar nga dëgjuesit në vendin e parë në konkursin “Pranvera 2020”.

“Ne bëjmë gjithçka për njerëzit dhe kur një auditor kaq i madh, siç është ai i radio-konkursit pranveror, të vlerëson, kjo është më e vlershmja. Gjithmonë përpiqem të jem profesioniste në punën time. Pasi një kompozitor më ka besuar, duke më zgjedhur për ta kënduar këngën e tij, unë gjithmonë përpiqem ta bëj këtë në mënyrën sa më të mirë. Kurrë në jetën time nuk kam arritur diçka me çdo kusht dhe kurrë nuk i kam ndjekur medoemos qëllimet. Ndoshta pikërisht për këtë shkak njerëzit e pëlqejnë muzikën time.”  

KËTU mund të dëgjoni këngën “Vetëm me dashurinë”, e cila fitoi votën e dëgjuesve në konkursin “Pranvera 2020”. Teksti është i Javor Kirinit, muzika dhe orkestrimi janë të Milen Makedonskit – edhe të dy kanë punuar dhe po vazhdojnë të krijojnë për emrat më të mëdhenj të skenës bullgare të muzikës pop. Si bëhet një këngë hit dhe a е kërkon këtë qëllimisht këngëtarja Margarita Hranova?

“Po, duhet të ketë elemente në këngë, të cila ta bëjnë hit – jo vetëm në muzikë, por edhe në tekst. Mirëpo, kënga nuk duhet të jetë elementare. Duhet të ketë harmoni dhe të jetë melodike. Mendoj se “Vetëm me dashurinë” është një këngë e tillë, melodike, që këndohet lehtë.”

Margarita Hranova na tregoi edhe për momentet e vështira, të cilat ajo dhe kolegët e saj kanë pasur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me Covid-19.

“Puna jonë është lidhur me njerëzit. Nuk mund të bëjmë koncerte pa ta. Këtej e tutje, të paktën një, ose dy vjet, do të jetë vështirë të kemi shfaqje. Koncertet online nuk e zgjidhin problemin – nuk kemi kontakt direkt me publikun, mungon kënaqësia nga këmbimi i energjive. Ana financiare gjithashtu është problem. Kjo nuk është çështje e vogël, sepse edhe ne kemi familje dhe duhet të kemi mjete që të mbijetojmë.”

Megjithatë Margarita Hranova vazhdon të incizojë këngë dhe madje planifikon incizimin e një albumi të ri.

“Kohët e fundit punoj me kompozitorin e ri Ivan Krëstev nga Varna. Me të tashmë kam disa këngë të suksesshëm. Njëra prej tyre është “Vallja e fundit” që u dekorua në Festivalin për muzikën pop dhe rock. “Sofja 2019”. Bashkë me të do të incizojmë akoma këngë, të cilat do t’i grumbullojmë në një album. Mirëpo, e gjithë kjo është në perspektivë. Shpresoj se situata do të përmirësohet dhe do të hyjmë përsëri në sallat, ku të jemi së bashku me publikun tonë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Facebook/Margarita Hranova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD
Tatjana Llollova

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..

botuar më 24-03-27 8.15.PD

Dashuria e përbashkët dhe një këngë e re në një takim të duetit SHIK me publikun e Sofjes

Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i..

botuar më 24-03-26 8.15.PD