Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Luksemburgu përkrahin hapjen e koordinuar të kufijve

Foto: MPJ

Që nga 1 korriku mes Bullgarisë dhe Luksemburgut do të ketë fluturime direkte për turistët, tri herë në javë. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës zyrtare të Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ektarina Zaharieva në Luksemburg.

“Në luftimin e përhapjes së sëmundjes nuk duhet mbyllur shtete të tëra, por të kufizohen rajone, ose qytete, ku ka vatra”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn.

Ekaterina Zaharieva ra dakord me homologun e vet, duke nënvizuar se Bullgaria është e hapur për turistët nga Luksemburgu dhe po i pret.

Të dy ministrat shqyrtuan një sërë çështjesh nga rendi evropian dhe ndërkombëtar – buxheti i BE-së, rimëkëmbja e pasojave nga koronavirusi, zgjerimi i BE-së, Lindja e Mesme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 60 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 60 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD