Bullgarë nga Maqedonia e Veriut ngritën padi kundër Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit, bëri të ditur BGNES. Arsyeja për këtë është se institucioni, i cili përgjigjet për diasporat bullgare jashtë vendit, refuzon të lëshojë certifikata për prejardhje bullgare.
Të prekurit apelojnë politikën e re të Agjencisë që të mos i njohë dokumentet e Peshkopatës Bullgare dhe të statistikës së botuar në vitin 1900 nga Shoqata Letrare Bullgare (sot Akademia Bullgare e Shkencave). Në regjistrimin e bullgarëve në krahinën e Maqedonisë të bërë nga akademiku Vasill Kënçov janë numëruar të gjitha familjet bullgare në këtë krahinë, që asokohe ka qenë në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..