Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu,..
Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, me rrugët e tij komode qendrore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe mikpritjen e banorëve të tij, të bën që të dashurohesh me te që në takimin e parë. Banorët e Plovdivit do t'ju udhëheqin me kënaqësi në vendet që..
Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr..