Radha e makinave në pikëkalimin “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë është 4 kilometra e gjatë, kamionët janë më pak, por lëvizja është më e shpejtë në krahasim me ditën e djeshme. Është krijuar organizatë e shpejtuar, kurse ekipet policore rregullojnë situatën me qëllim që të mos grumbullohen automjetet në zonën e pikëkalimit.
Më i shpejtë është dhe kontrolli i autoriteteve greke të shëndetësisë në “Promahon”, të cilët pranojnë dokumentet dhe shqyrtojnë formularët e udhëtuesve me lokacionin dhe kodet QR. Vazhdon dhe testimi në masë të shtetasve serbë për koronavirus.
Pritet se mbasditën e së premtes trafiku do të bëhet akoma më intensiv.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..