Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq doajeni i alpinizmit bullgar Georgi Atanasov-Xhixhi

Prof. Georgi Atanasov-Xhixhi
Foto: Ilijan Ruzhin

Papritmas në moshën 94 vjeçe vdiq doajeni i alpinizmit bullgar prof. Georgi Atanasov, i njohur në rrethet alpiniste si Xhixhi.

Ai ishte i vetmi profesor i alpinizmit në botë dhe një prej figurave më të shquara në historinë e lëvizjes alpine bullgare. Është themelues dhe udhëheqës i katedrës “Turizëm, alpinizëm dhe orientim” në Akademinë Sportive Kombëtare.

Në historinë e alpinizmit bullgar ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm si alpinist, por edhe me dhjetëra librat mësimorë, artikujt dhe monografitë shkencore.

Ka realizuar mbi 600 ngjitje në vend dhe jashtë. Është autor i ngjitjes së parë bullgare të murit perëndimor të Petit Drunë Alpe, me Avram Avramovin. Në vitin 1964 ka kaluar përmes Murit të famshëm të Bezengit në Kaukaz.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një grua e tretë bullgare u ngjit në majën më të lartë në Tokë

Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..

botuar më 24-05-21 11.38.PD

Zviceranët i hodhën themelet e edukimit fizik në Bullgari

Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..

botuar më 24-05-17 6.34.MD

Petër Stojçev notoi ngushticën Mollokaj për gati 19 orë

Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..

botuar më 24-05-16 10.19.PD