Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Çepellare po e rinisin stinën verore

Foto: arkiv

Me zhurmën e motoçikletave po e hapin stinën verore në vendpushimin e malit të Rodopeve. Ditën e shtunë banuesit dhe miqtë  e qytetit Çepellare do të shijojnë shoun e parë të këtij lloji me motorë të markës legjendare “Harley-Davidson”. Në mëngjes motoçiklistët e eskortuar nga makinat e policisë, do të bëjnë një parakalim të shkurtër nëpër Çepellare, pas së cilës do të renditen në sheshin në qendër të qytetit, ku do t’i presë koncerti festiv i fëmijëve nga Qendra për Mbështetje dhe Zhvillim Personal, Çepellare, informojnë nga bashkia. Pas orës 12:00 do të fillojë shfaqja thelbësore e motoçikletave, ku vizitorët  do të mund të shikojnë makinat-legjendë, të bëjnë fotografi me to dhe të dëfrejnë me konkurset në kategoritë e ndryshme, si për shembull: motori më i bukur, motori i cili bën zhurmë më të madhe, zonja motoriste më e bukur e të tjera. Iniciativa është e quajtur “Vera 2020-rinisje në mal! Shëndet, sport, emocione” dhe ka për qëllim të tregojë bashkinë Çepellare si një destinacion të përshtatshëm për lloje të ndryshme të turizmit veror.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD