Pronarët e kazinove dhe të sallave të lojërave të fatit nga mbarë vendi protestojnë në Sofje kundër ndryshimeve në Ligjin e për Lojërat e Fatit. Ata ngulin këmbë që të hiqen tekstet e reja, të cilat sipas tyre janë lobiste dhe do të prekin sallat e vogla të bixhozit, bëri të ditur BNR.
Të pakënaqurit nga qeverisja në kryeqytet bllokuan 7 udhëkryqe kryesore në Sofje. Bllokada vazhdoi deri në orën 23.00 të 22 korrikut. U zhvillua dhe një performance me hedhje kapelash para Pallatit të Gjykatës, si një gjest i kërkesës së dorëheqjes së Kryeprokurorit.
U zhvillua protestë edhe para Televizionit Kombëtar Bullgar me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, sepse sipas protestuesve media nuk zbaton funksionin e saj publik.
Korrespondentët vendas të BNR-së bënë të ditur edhe për dhjetëra protestues në Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Burgas.Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..