“Shën Sofja” në Stamboll ka vlerë universale. Ajo duhet të vazhdojë të jetë pjesë e shumëllojshmërisë së trashëgimisë fetare, kulturore dhe historike. Do të bëjmë çmos që të ruhen simbolet e krishtera në tempull dhe kthimi i katedrales në xhami të mos i asgjësojë krejtësisht, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në përgjigje të një pyetjeje parlamentare.
Para kishës “Shën Sofja” në Sofje qytetarë bullgarë thirrën një protestë në drekë kundër lutjes së parë myslimane në “Shën Sofja” në Stamboll. Nuk e pranojmë argumentin se ky është problem i brendshëm i Turqisë, deklarojnë organizatorët e aktivitetit cituar nga agjencia BGNES.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..