Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllja e centralit atomik “Kozlloduj” paska qenë lajm i rremë

| rinovuar më 20-07-25 3.50.MD
Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova
Foto: BGNES

“Është manipulim dhe lajm i rremë informacioni se në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian Kryeministri Bojko Borisov ka rënë dakord për t’u mbyllur tërë centrali atomik “Kozlloduj”, deklaroi Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.

Ajo sqaroi se në kuadrin e një programi të posaçëm të Bashkimit Evropian janë livruar 56 mln euro për heqjen e blloqeve I, II, III dhe IV të centralit atomik nga përdorimi. Ministrja rikujtoi se dy kabinetet e fundit të Bojko Borisovit kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e përdorimit të blloqeve V dhe VI me akoma 30 vjet, që të garantohet “siguria energjetike e vendit për disa dekada përpara”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD