Në kryeqytet dhe në mbi 10 qytete të mëdha të vendit u zhvillua protestë kombëtare. Në Ruse u bllokua rruga drejt Urës së Danubit dhe kufiri me Rumaninë. Kërkesat për dorëheqje të qeverisë, Kryeministrit dhe Kryeprokurorit mbeten të pandryshuara tashmë 21 ditë. Pasi gjatë ditës dhjetëra të pakënaqur bllokonin periodikisht udhëkryqe kryesore, në mbrëmje në protestë kishte një procesion të shkurtër që nga Pallati i Gjykatës deri në godinat qeveritare në qendër të Sofjes, ku u bashkuan me të pakënaqurit e tjerë, të cilët zhvilluan miting.
Oratorët deklaruan se do të mbeten në çadra në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, derisa të mos marrin dorëheqjet e kërkuara.
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për ndalim të bllokadave që të mos vështirësohet lëvizja e qytetarëve të tjerë dhe akuzoi një prej organizatorëve të protestës se ka kërkuar që t’i bëjë atij PR politik kundrejt pagesës, por Kryeministri e ka refuzuar ofertën.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..