Gjatë gërmimeve te “Akve Kalide” në afërsi të qytetit bregdetar Burgas, arkeologët zbuluan më se 40 monedha, shumica prej të cilave nga shekulli i IV. Para BTA-së udhëheqësi shkencor i kompleksit arkeologjik Dimço Momçillov tha, se u gërmuan më se 50 vula, një koleksion të tërë krehrash dhe shumë qeramika.
Sipas studiuesve Akve Kalide – Termopolis u krijua në mijëvjeçarin e parë para Krishtit në kohën e trakëve përqark burimeve të ngrohta minerale në rajon. Artefaktet e zbuluara dhe sendet për restaurim ruhen në Muzeun Regjional Historik – Burgas.
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator,..