Po vazhdojnë protestat në Bullgari me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit dhe për aplikimin e votimit me makina. Mbeten të bllokuara tri pika kryesore në Sofje nga kampet me çadra të protestuesve – Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe pranë Presidencës, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së Daniell Inkov.
Për shkak të bllokadave mbeten të ndryshuara itineraret e transportit urban në kryeqytet. Në një briefing të improvizuar iniciatorët e protestave nga e ashtuquajtura “Trioja Helmuese” u ankuan se telefonat e tyre përgjohen.
Pritet që kjo mbrëmje të bllokohet edhe sheshi para Bashkisë së Varnësnë kryeqytetin tonë detar pranë Detit të Zi.
Po vazhdon bllokada në rrugën mes Stara Zagorës dhe Haskovos, Bullgari Jugore, tek dalja drejt autostradës “Trakia”. Atje aksioni i protestës filloi që në fund të javës së kaluar.
Protesta organizojnë edhe bullgarët në Bruksel, Pragë, Birmingham, Sidnej, Monreal dhe në një sërë qytetesh të tjera në botë.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..