Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari nuk digjen materiale radioaktive

Ministri Dimitrov
Foto: BGNES

Ministri i Ekologjisë Emill Dimitrov hodhi poshtë informacionin se në Devnja /Bullgari Verilindore/ digjen materiale të rrezikshme nga Britania e Madhe, siç ishte shpallur në rrjetet sociale. Tek ne nuk digjen materiale radioaktive, tha në një konferencë për shtyp në Burgas Ministri.

Në Bullgari mund të digjen 50% mbeturina vendase dhe 50% mbeturina të huaja. E trembim popullsinë pa pasur nevojë. Në të kaluarën ka pasur vetëm një rast të mbeturinave të rrezikshme dhe përkatësisht ishin marrë masat e domosdoshme dhe kontejnerët u kthyen në Itali. Ne nuk mund të ndalojmë asnjë vend të BE-së të importojë dhe as ato mund të ndalojnë eksportimin e mbeturinave nga vendi ynë, tha Ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD