Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit do të protestojnë edhe këtë fundjavë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit. Demonstrata do të zhvillohen në 24 qytete në 10 vende, mësoi Radio Bullgaria nga bullgarët që banojnë jasht.
Në Gjermani janë organizuar protesta në Berlin, Këln, Manhajm dhe Hamburg. Bullgarët në Britaninë e Madhe do të protestojnë në London, Oksford dhe në Birmingham. Do të ketë protesta edhe në kryeqytetet të Francës, Çekisë, Norvegjisë dhe Holandës. Në SHBA janë parashikuar demonstrata në Boston, Nju Jork dhe Çikago, në Kanada – në Vankuvër, Toronto dhe Monreal, në Australi – në Sidnei, Perth, Adelaida, Melborn dhe Brisbane, në Zelandën e Re – në Okland.
Fundjavën e kaluar bullgarët jashtë shtetit nga 12 shtete përkrahën me protestën e vet bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë një muaj dalin në sheshet e Bullgarisë. Përtej kufirit po përgatiten letra për misionet diplomatike, që të njihen me kërkesat e pakënaqurve nga pushteti, si dhe një protestë e përbashkët para selisë së Komisionit Evropian.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..