Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dogan Saray Beach Festival” në parkun “Rosenec”

| rinovuar më 20-08-08 3.07.MD
Foto: BGNES

Një demonstrate me emrin “Dogan Saray Beach Festival” zhvillohet në plazhin në parkun “Rosenec” afër pronësisë së kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat e Liritë (partia e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) Ahmet Dogan – një prej njerëzve me ndikim më të madh në Bullgari. Aktiviteti organizohet në rrjetet sociale me emrin “Duam që Dogani të pushojë nga puna Borisovin”. Protestuesit grumbulluan atje gurë, vendosën mbishkrim “Dorëheqje” dhe valëvitën flamurin bullgar.Deri përpara tre muajve tërë rajoni ishte mbyllur dhe i ruajtur, por në saje të pakënaqësisë së qytetarëve kjo ndryshoi, na rikujtoi Asen Bonxhev – iniciatori i aksionit.

Papritmas Dogan doli nga prona e vet që të dëgjojë kërkesat për respektimin e ligjeve dhe për dorëheqjet e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Ai tha se do t’i propozojë ministrisë regjionale në plazh për t’u krijuar një post shpëtimi, sepse interesi paska qenë i madh.

Për sot është shpallur vizitë masive në plazhin në Alepu në bregdetin jugor pranë Detit të Zi para një godine me disa kate, e cila po ndërtohet dhe është shpallur se është mur mbrojtës. Atje gjithashtu do të grumbullohen gurë me mbishkrimin “Dorëheqje”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD