Protestuesit iniciuan grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deri tani janë mbledhur 1 400 nënshkrime. Si çdo mbrëmje të pakënaqurit nga qeverisja u mblodhën në rajonin e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave, nga ku fillon demonstrata tradicionale deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”). Më herët organizatorët e protestës nga “trioja e helmuar” deklaruan se nuk do ta ndërpresin trazirat e qytetarëve.
Në një letër dërguar mediave afro 170 shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave gjithashtu bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj protestës, duke nënvizuar se kjo është forma e vetme e ligjshme e sjelljes publike.
Në kryeqytetin detar Varna kampi i çadrave po vazhdon të jetë në rrugën para Bashkisë. Në Pleven është organizuar një demonstratë me automjete përmes rrugëve qendrore dhe lagjeve të qytetit.Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..