Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat antiqeveritare po vazhdojnë

Foto: BGNES

Për të 35-ën mbrëmje me radhë protestat antiqeveritare në kryeqytet po vazhdojnë. Barrikadat e improvizuara në kryeqytetet kryesore para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, në Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”) dhe në sheshin “Nezavisimost” (“Pavarësia”) po mbeten. Motivacioni i demonstruesve është që “ta ngjallin popullin bullgar” dhe Kryeministri Bojko Borisov “ta dëgjojë zërin e njerëzve”.

Në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo sivjet është planifikuar një paradë antiqeveritare deri në kështjellën “Carevec” dhe anasjelltas. Pritet që më vonë iniciativa civile të bllokojë lëvizjen e qytetit. Në Plovdiv dhe Varna protestat gjithashtu vazhdojnë me demonstratat dhe bllokadat tradicionale në rrugët qendrore.

Më herët sot një demonstratë me automjete bllokoi lëvizjen në autostradën “Trakija”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jemi në pritje që në Këshillin e BE-së sot t'i ofrohet Bullgarisë anëtarësim i plotë në Shengen

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, do të diskutohet për situatën e përgjithshme, zhvillimet, kërcënimet dhe ndryshimet e reja në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson së bashku..

botuar më 24-10-10 4.45.PD

Parashikimi i motit për 10 tetorin 2024

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 10°. Vlerat do të jenë pak më të ulëta në lugina, ku dukshmëria paradite do të jetë e zvogëluar. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 29°, në kryeqytet deri..

botuar më 24-10-09 7.35.MD

Bullgaria do të marrë pjesë në fushatat e KE-së për zhvendosjen vullnetare të qytetarëve të vendeve të treta

Qeveria e përkohshme miratoi pjesëmarrjen e Bullgarisë në fushatat e Komisionit Evropian për zhvendosjen vullnetare të shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë ose u jepet mbrojtje ndërkombëtare nga vendet nën presion migrator. Në përputhje me..

botuar më 24-10-09 6.39.MD