Komisioni kundër Korrupsionit deklaroi se aksioni i protestës këtë mëngjes me në krye lëvizjen civile “BOEC”, që bllokoi godinën e Komisionit, është në shkelje të ligjit.
Kryetari i Komisionit Sotir Cacarov, i cili është ish-kryeprokuror i Bullgarisë, e ka refuzuar takimin me protestuesit për shkak të tonit të tyre ultimativ.
Në përgjigje të akuzës së të pakënaqurve se dhjetëra sinjale të “BOEC” për korrupsion kanë mbetur pa përgjigje, nga Komisioni deklarojnë se që nga fillimi i vitit në Komision janë parashtruar vetëm dy sinjale për korrupsion të personave që zënë pozita të larta. Njëri prej tyre po hetohet, ndërsa mbi tjetrin kontrolli është ndërprerë pasi nga “BOEC” kanë deklaruar se në fakt sinjali nuk është dhënë nga ata.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..