Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambientalistët kthyen në natyrë 20 lejlekë

Foto: Facebook/ZeleniBalkani

20 lejlekë të bardhë u kthyen sot në natyrë. Gjatë disa javëve të fundit shpendët ishin “pacientë” të Qendrës Shpëtimtare për Kafshë të Egra pranë Organizatës për Ruajtjen e Llojeve të Rralla dhe Habitateve “Ballkani i Gjelbër” në Stara Zagora të Bullgarisë Jugore.

Disa prej lejlekëve u dëmtuan gjatë zjarreve të fundit, disa të tjerë janë të vegjël që kanë rënë nga foletë dhe janë rritur në qendër.

Shpendët u liruan afër fshatit Opan të rrethit të Stara Zagorës, bëri të ditur BNR – Stara Zagora.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 marsin 2025

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..

botuar më 25-03-10 7.35.MD
Rumen Radev (djathtas) dhe Jakov Milatoviq

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet Malin e Zi për anëtarësim në BE

Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..

botuar më 25-03-10 4.12.MD
Nadezhda Bobçeva

Janë hartuar 3000 akte për shkeljen e zonës me emetim të ulët të kryeqytetit

Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..

botuar më 25-03-10 3.21.MD