Festivali i filmave të preferuar në Varna do të gëzojë përsëri adhuruesit e vet nga data 19 gusht deri më 5 shtator.
Në kuadrin e “Kinemaja verore në lagje” përpara tyre do të zbulohet larmia e madhe e shiritave me metrazh të shkurtër dhe të gjerë në vende të ndryshme në kryeqytetin tonë detar. Projektimet do të jenë në Kopshtin e Botevit, në lagjet “Vëzrazhdane”, “Vlladisllavovo”, “Asparuhovo”, “Çajka”, “Cvetna gradina”, “Vinica” dhe “Briz”. Maratona kinematografike përfshin disa filma të njohur të rinj bullgarë, mes të cilave –“Kthimi” i regjisorit Niki Iliev, “Një dozë lumturie” të Jana Titovës dhe të Alek Aleksievit dhe “Në rreth” të Stefan Komandarevit. Mes propozimeve nga kinemaja evropiane janë filmat francezë “Taksi numër 5”, “Polici nga Belevili”, “Ajo, që nuk jam”, “Pa një stacion të fundit”, filmi italian “Një terapi dashurie” dhe ai amerikan “Ikja e pamundur 2: Hades”.
Shfaqjet e filmave fillojnë çdo mbrëmje në orën 20:30 me prezantimin e filmave me një metrazh të shkurtër nga koleksioni “Kinematograf.bg”, të ndjekur nga filmi kryesor për natën. Hyrja për të gjithë është e lirë. Me rëndësi është vetëm që ata të sjellin diçka për tu ulur, në shoqërim të një buzëqeshjeje të madhe dhe një gjendje shumë të mirë shpirtërore.
Projekti financohet nga fondi “Kultura” pranë Bashkisë së qytetit Varna.
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..