Pjesëmarrësit në aksionet e protestave deklarojnë se do të vazhdojnë të shprehin pozitën e tyre civile deri në dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit. Protestuesit në kampin e çadrave në “Orllov Most” gjithashtu janë gati të vazhdojnë formën e tyre të protestës deri në fund.
Pjesëmarrësit në kontra-protesta u grumbulluan në rajonin e bulevardit të kryeqytetit “Sitnjakovo” duke u shpallur kundër bllokadave të arterieve kryesore rrugore dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Ata gjithashtu do të protestojnë këtë mbrëmje – për herë të gjashtë me radhë.
Gjithnjë e më rrallë arrihet deri në konflikte dhe vërejtje të ashpra mes pjesëmarrësve në bllokada dhe kalimtarëve, të cilët nuk e përkrahin këtë formë të protestës.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqet e kryeqytetit, ndërsa protestuesit dalin për 46-ën mbrëmje me radhë që të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre.Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..
Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..