Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 medalje për skuadrën bullgare në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë

Foto: BGNES

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje të bronzta në edicionin e 31 të Olimpiadës Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO 2020), e cila u zhvillua në distancë më 11 dhe 12 gusht. Bullgarët konkurronin mbi 280 nxënës nga 70 shtete.

Për të tretin vit me radhë të gjithë pjesëmarrësit në skuadrën bullgare fituan medalje në garën më prestigjioze ndërkombëtare të biologjisë.

Fituesit e medaljeve janë Kirill Toshev, Dimitër Kutrovski dhe Nikolla Dimitrov në klasën e 12 dhe Viktor Gilin në klasën e 11.

Udhëheqësit e skuadrës janë doc. Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë, doc. Snezhana Tomova-Gogova nga Fakulteti i Biologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe dr. Radosllav Aleksandrov nga Instituti i Biologjisë Molekulare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD

Shteti financon një laborator të ri në Antarktidë

Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..

botuar më 24-07-26 12.52.MD