Ditën e 48 të protestave mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në Sofje. Protestuesit paralajmërojnë se në qoftë se Kryeministri Bojko Borisov vazhdon t’i nënvlerësojë kërkesat e tyre, më 2 shtator do të zhvillojnë një aksion të madh para Këshillit të Ministrave dhe do të organizojnë një demonstratë më drastike civile.
Ndërkaq, në një kontra protestë në kryeqytet afër Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje të pakënaqurit nga bllokadat, grumbullojnë nënshkrime, të cilat do t’i parashtrojnë në Prokurori. Ata deklarojnë se në mbrëmje përsëri do të jenë para godinës së Ambasadës së Rumanisë që të parandalojnë bllokimin e një udhëkryqi kryesor në pjesën qendrore të qytetit.
Fraksioni parlamentar i socialdemokratëve gjermanë bëri të ditur se i përkrah protestat në Bullgari. Ata i konsiderojnë si proevropiane dhe në mbrojtje të superioritetit të ligjit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..