Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 49 e protestave antiqeveritare

Foto: BNR

Ditën e 49 të protestave antiqeveritare në Sofje gjatë inaugurimit të linjës së tretë të metrosë në kryeqytet u arrit në një grindje mes protestuesve dhe qytetarëve të pakënaqur për bllokadat e udhëkryqeve kryesore.

Me moton “Shtëpia në Barcelonë – korrupsioni i llojit më të pastër – kërkojmë hetim dhe veprime!” aktivistët nga shoqata “Së bashku për ndryshim” protestonin para Ambasadës në Spanjë.

Bashkëkryetari i partisë “Bullgaria Demokratike” Hristo Ivanov iu drejtua me një letër Kryetares së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe deklaroi se ka krizë të vlerave në Bullgari. Ivanov, i cili është ish-Ministër i Drejtësisë në një prej qeverive të Kryeministrit Bojko Borisov, shpreh para BE-së pakënaqësi për pozitën dërguar nga prokuroria bullgare Komisionit Evropian, e cila u ankua në Bruksel për presion të paligjshëm të protestuesve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD