Afro 100 veta nga mbarë vendi u përfshinë në edicionin e gjashtë të gjysmë-maratonës “Rërat e Kamçijas”, bëri të ditur sajti bgathletic.com. Vrapimi në plazhin më të gjatë të Bullgarisë është organizuar nga klubi i Razgradit “Hapi i Gjelbër” dhe u zhvillua ditën e shtunë në kompleksin pushimor “Kamçija” në bregdetin verior bullgar të Detit të Zi.
Fituesi është Apostoll Atanasov nga qyteti Veliko Tërnovo me rezultat 1:35 orë.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..