Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev ka projekt të vet për Kushtetutë

Foto: BTA

“Kjo qeverisje përfundoi nga pikëpamja morale, është me rëndësi që të përfundojë sa më shpejt edhe nga pikëpamja formale, tha Presidenti Rumen Radev. Gjithçka tjetër është agoni, humbje kohe dhe rrit edhe më shumë tensionin në shoqëri. Nuk është e mundur që një udhëheqje e rrëzuar të shkaktojë debate kushtetuese dhe të caktojë të ardhmen e vendit”, tha Radev gjatë hapjes së vitit shkollor në Akademinë Ushtarake.

"Një kabinet ekspertësh do të jetë mashtrim ndaj pritjeve të bullgarëve. Në rast të tillë regjimi i Bojko Borisovit përsëri do t’i organizojë zgjedhjet dhe do t’i garantojë vetes qeverisje të përjetshme. Derisa të mos i shohë dorëheqjet, të dhëna në mënyrë kategorike, nuk do të marrë pjesë në debate, kam një variant të gatshëm për kushtetutë", deklaroi Presidenti Radev, cituar nga BNR.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD