Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva nguli këmbë për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit të Përzier Multidisiplinar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut. Në një bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Zaharieva insistoi për zbatimin e tërësishëm të Traktatit të nënshkruar në Shkup para tre vitesh, bënë të ditur reporterët e BNR-së. Puna e Komisionit ishte bllokuar nga kundërshtimet për Goce Dellçevin, më vonë edhe nga thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Zaharieva dhe Bujari kanë shqyrtuar edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadrin e Presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit nëntor në Sofje.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..