Protestat antiqeveritare po vazhdojnë tashmë 61 ditë. Aktualisht nuk ka udhëkryqe të bllokuara.
Në Sofje dje në mbrëmje të pakënaqurit nga pushteti kaluan nën shenjën e Bashkimit të Bullgarisë, që nga sheshi “Nezavisimost” /"Pavarësia"/ deri në Orllov Most /"Ura e Shqiponjave"/ dhe ndaluan përkohësisht lëvizjen. Ndërkaq një procesion kundër Presidentit Rumen Radev kaloi përmes qendrës së kryeqytetit me thirrje për dorëheqjen e Kreut të Shtetit.
Në Plovdiv një procesion me emrin “Marshimi Kombëtar Bashkim” kaloi në bulevardin qendror “Mbreti Boris III Bashkuesi”. Para Monumentit të Bashkimit gjatë ceremonisë zyrtare me fishekzjarrë demonstruesit thërrisnin kundër kryetarit të Bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov, Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe prefektes Dani Kanazireva. Gjatë fjalimit të Presidentit situata u qetësua.
Në Varna gjithashtu u zhvillua një procesion paqësor, ku protestuesit bënë thirrje që demonstrata të jetë shprehje e përgjegjësisë civile dhe e qëndrimit ndaj së kaluarës herorike të Bullgarisë
Edhe në Manhajm të Gjermanisë bashkatdhetarët tanë shënuan Bashkimin e Bullgarisë dhe dërguan një video-fjalim si shenjë e përkrahjes ndaj protestuesve kundër qeverisë së Borisovit.
Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të..
Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit. Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita,..
Sot hapën dyer qendrat e mëdha tregtare dhe kazinotë Që nga 16 prilli lejohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë, por me përdorim të maksimum 50% prej kapacitetit të tyre. Hiqen edhe kufizimet për punë të objekteve që..
Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të..
Sot hapën dyer qendrat e mëdha tregtare dhe kazinotë Që nga 16 prilli lejohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë, por me..
Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i..