Kompanitë e sigurimeve kanë eksportuar mbi 2.3 mlrd euro jashtë shtetit, që të kërkojnë kthim më të lartë të aktiveve të tyre. Mjetet transferohen kryesisht në vende nga BE-ja, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Në bazë vjetore eksporti i kapitaleve të sigurimeve nga vendi rritet 5.4%.
Mjetet e administruara nga siguruesit në Bullgari në fund të qershorit kapin shumën mbi 4.43 mlrd euro. Për një vit rritja e të ardhurave është 320 mln euro, ose 7.7%. Mjetet e investuara në Bullgari të siguruesve janë pak mbi 2 mlrd euro. Për një vit ato rriten me mbi 150 mln euro, bëri të ditur Bankla Popullore Bullgare.Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..