Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Po vazhdon kriza mesdhetare midis Turqisë dhe Greqisë

Nuk ka përparim në NATO për të ndaluar përshkallëzimin në Mesdheun Lindor midis Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja kërkon bisedime pa kushte paraprake. Athina këmbëngul për tërheqjen nga regjioni të anijes studimore turke “Oruç Reis”. Bashkimi Evropian është gati për masa kufizuese suplementare kundra Turqisë, në qoftë se Ankaraja nuk angazhohet me dialog për uljen e tensionit, thuhet në përfundimin nga Samiti Mesdhetar (Med7) në Ajaccio, Korsikë, transmetoi Agjencia “Reuters”, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Në rrugë për në Qipro sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo deklaroi, se do të kërkojë një zgjidhje paqësore  të tensionit në rritje në Mesdheun Lindor. Ai i bëri thirrje Turqisë të tërheqë forcat e saj ushtarake, kurse mosmarrëveshje të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në rrugë diplomatike, transmetoi Agjencia Frans Pres.  


Rumania - me më shumë procese për vitit 2019 në Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit

Rumania është vendi, kundra të cilit Zyra Evropiane për Luftë Kundra Mashtrimit /OLLAF/ ka kryer më shumë hetime gjatë vitit 2019, njofton televizioni DiGi24, duke iu referuar një raporti të zyrës . Vitin e kaluar Zyra Evropiane për Luftë Kundra Mashtrimit ka hetuar sesi janë harxhuar fondet evropiane në 42 vende. Janë përfunduar 100 çështje. 11 prej tyre janë për shpenzimin e fondeve evropiane në Rumani. 9 kanë përfunduar me rekomandime për auditivin e kostos. Sipas raportit, Italia është në vendin e dytë me 9 çështje të zgjidhura. Pasojnë Greqia, Polonia dhe Bullgaria me nga 7 çështje të përfunduara. Llojet e mashtrimeve, të saktësuara nga Zyra Evropiane për Luftë Kundra Mashtrimit në Rumani, përfshijnë fermat e akuakulturës në zona në të cilat nuk ka ujë, fonde evropiane për evitimin e zjarrit në pyje të përdorura mbi projekt për kazino dhe hotel, një partneritet fiktiv për të fituar një ankand e të tjera.


Mosmarrëveshje midis Sllovenisë dhe Kroacisë për markën e verës

Gjykata e Përgjithshme e BE-së ka hedhur poshtë ankesën e Sllovenisë kundër Komisionit Evropian për markën “Teran”. Kazusi është një mosmarrëveshje e vazhdueshme midis prodhuesve sllovenë dhe kroatë të verës , transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Sllovenia këmbëngulte që Bashkimi Evropian të anuloi përdorimin e termit “Teran” mbi etiketat e verës kroate nga Istra. Pas pranimit të Sllovenisë në Bashkimin Evropian  termi përdoret mbi etiketat e disa verërave sllovene, kryesisht si një emër tradicional për verëra nga rajoni Kras.  Lubjana donte që Komisioni Evropian të ndalonte termin “Istra Kroate-Teran”. Pas shkëputjes së tyre nga Jugosllavia të dyja vendet fqinje akoma nuk kanë një kufi të përcaktuar nëpër Adriatik dhe vazhdojnë të zhvillojnë debate pafund për emrat tregtare dhe markat.


Çdo një banues i pestë i Malit të Zi është pa punë

Sipas Zyrës Kombëtare të Punës, të papunët në Malin e Zi janë tanimë 18,56%. Por sipas statistikës më e madhe ka qenë pjesa e malazezëve të aftë për punë, të cilët kërkojnë punë, gjatë vitit 2000 - 32,7%, kurse më i vogël - 10,1% gjatë vitit 2009. Në Zyrën e Punës që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 8350 veta, të cilët kanë gjetur punë. Paralelisht me papunësinë në Malin e Zi ka dhe 14 840 vende të lira pune, transmetoi agjencia BGNES.


Në pazar në Edrene vetëm me maska

“Mos hyni pa maska”, “Në mënyrë të detyrueshme vini maska”, “Respektoni distancën sociale”. Mbishkrime të ngjashme paralajmëruese do të vendosen kudo në qytetin kufitar Edrene, përfshi dhe në vendet, të cilat vizitohen më tepër nga turistët bullgarë. Bullgarët u kthyen në tregjet vendase pas ngritjes së karantinës nga ana e autoriteteve bullgare për ata të cilët vijnë nga Turqia. Administrata rajonale e provincës së Trakisë ka vendosur të vazhdojë shpërndarjen falas të maskave mbrojtëse dhe të dezinfektuesve të gjithë udhëtarëve, të cilët vijnë nga jashtë. Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka urdhëruar që maskat të jenë të detyrueshme për t’u mbajtur në të gjitha vendet publike, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.  


Shtetet e Bashkuara nuk duan që Kosova të përzihet dhe të përfshihet në mosmarrëveshjet në Bosnjë e Hercegovinë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer deklaroi në Sarajevë se, marrëveshja midis Beogradit  dhe Prishtinës nga Shtëpia e Bardhë,  është në përkrahje të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, njofton gazeta e Beogradit “Blic”. Palmer përkrahu rinovimin e bisedimeve serbo-kosovare në Bruksel. Diplomati nënvizoi se, në formatin e bisedimeve nuk mund të shtohen dhe problemet e Bosnjë e Hercegovinës. Sipas Shteteve të Bashkuara Kosova dhe Republika Serbe janë të pakrahasueshme. “Kosova është shtet dhe ne kemi marrëdhënie diplomatike me to. Por, korniza për të ardhmen politike të Republikës Serbe është themeluar dhe saktësuar në Marrëveshjen e Dejtonit, kurse kjo është një e ardhme për Bosnjë e Hercegovinën. Ajo është një shtet i pavarur dhe ka integritetin e saj territorial”, nënvizon Palmer, i cituar nga gazeta e Sarajevës „Dnevni avaz“.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD