Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit kërkuan dorëheqjen edhe të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva

Foto: BTA

Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.

Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.

Më shumë nga rubrika

3327 janë rastet e reja të koronavirusit nga 9179 PCR teste të kryera

3327 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të realizuara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 36.25% e 9179 PCR testeve të kryera. Numri më i lartë i rasteve të regjistruara është në Sofje - 754, Plovdiv - 322, Varna - 266 dhe Stara..

botuar më 20-11-28 10.00.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 265

Mjekët familjarë tashmë do të lëshojnë talon për PCR test falas për Covid-19 Që nga sot mjekët familjarë do të mund të lëshojnë talon për PCR test falas për Covid-19, njoftojnë reporterët e BNR-së – “Horizont”. Kjo mund të ndodhë edhe në..

botuar më 20-11-27 6.02.MD

Mjekët familjarë tashmë do të lëshojnë talon për PCR test falas për Covid-19

Që nga sot mjekët familjarë do të mund të lëshojnë talon për PCR test falas për Covid-19, njoftojnë reporterët e BNR-së – “Horizont”. Kjo mund të ndodhë edhe në mënyrë elektronike. Kushti është që pacienti të ketë të paktën dy nga simptomat e..

botuar më 20-11-27 5.54.MD