1/3 prej punonjësve dhe 40% e punëdhënësve janë të prirë për të qenë në ekonominë e zezë, duke fshehur tatime dhe sigurime, tregon një studim zyrtar i Kryeinpsketoratit të Punës, i zhvilluar në kuadrin e Fushatës Evropiane për Punë të Deklaruar.
Në rajonet më të varfra përqindja e punonjësve që dëshirojnë të punojnë në ekonominë e zezë është më e lartë.
Për ¼ prej punonjësve që i paguajnë vetë kontributet e sigurimit puna e padeklaruar është mënyra e vetme që të mbijetojnë.
Sipas Institutit Kombëtar të Sigurimeve problemi duhet të zgjidhet me ndryshime legjislative dhe pagimet duhet të realizohen vetëm në mënyrë bankare.Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..