Nënpresidentja Ilijana Jotova shpalli iniciativën “Bullgaria e zgjuar”. Qëllimi i saj është të inkurajojë bullgarët e diasporave jashtë shtetit pavarësisht nga mosha të shprehin lidhjen e tyre me Bullgarinë, me të kaluarën dhe të ardhmen e saj. Ata mund të tregojnë ose të prezantojnë gjithçka e cila i mbush me forcën dhe me sedrën se janë bullgarë.
Iniciativa është një vazhdim i forumit virtual me rastin e 24 majit “Të gjithë popujt pa libra janë lakuriq!”
Ata që dëshirojnë të përfshihen në nismën e re “Bullgaria e zgjuar” mund të dërgojnë video incizime deri në 3 minuta. Për skenë të forumit virtual Nënpresidentja Jotova prapë siguron kanalin e saj në You Tobe dhe faqen zyrtare në Facebook.
Incizimet pranohen deri më 25 tetor në budnabg@gmail.com .
Finali është më 1 nëntor - Dita e Iluministëve Popullorë.
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe..