Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia dhe Turqia me një linjë të zjarrtë për t’u shmangur incidenteve

Greqia dhe Turqia krijuan një linjë ushtarake të zjarrtë, që të mund t’u shmangen përleshjeve të rastit në Mesdheun Lindor, ku ata janë në një konflikt për shkak të resurseve energjetike dhe kufijve detarë, transmetojë agjencia BGNES, duke iu referuar një njoftimi të NATO-s. “Pas një varg takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë në Greqi dhe Turqi në shtabin e NATO-s në Bruksel, ditën e enjte u krijua një mekanizëm dypalësh ushtarak  për t’u shmangur konfliktit”, thuhet në deklaratën e Paktit Veri Atlantik nga dita e enjte.


Do të ketë sanksionime për Turqinë, në qoftë se vazhdon me provokimet ndaj Greqisë dhe Qipros

Gjatë mbërritjes së tij për në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel ditën e enjte, presidenti francez Emanjuel Makron deklaroi se solidariteti i evropianëve kundrejt Greqisë dhe Qipros, për shkak të konfliktit me Turqinë për shkak të zonave të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdhe, “nuk u nënshtrohet negociatave”. “Kur një vend anëtar i bashkimit është i sulmuar, i kërcënuar, kur ujërat e tij territoriale nuk respektohen, është detyrë e evropianëve të tregohen të solidarizuar”, tha Makron, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Gjatë kohës së takimit kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Layen deklaroi se Brukseli është gati në çdo një moment të shpallë sanksione kundra Ankarasë, në qoftë se ajo nuk pushon me provokimet e veta të njëanshme.


Kosova nuk i lejoi një ministri serb të hyjë në vend

Ministria e Jashtme e Kosovës hodhi poshtë kërkesën e ministrit serb të arsimit Mlladen Sharçeviç të hyjë në vend, njoftoi agjencia BGNES. Sharçeviç ka dashur të vizitojë një institucion arsimor në Mitrovicën Veriore, një komunë në pjesën verore të Kosovës, e banuar nga një popullsi kryesisht serbe. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kërkesa është hedhur poshtë për shkak të fushatës së vazhdueshme të qeverisë së Serbisë kundra njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është hera e dytë kur Kosova i pengon Sharçeviçit të hyjë në vend. Gjatë muajit qershor 2019 i ishte refuzuar një vizitë në universitetin shtetëror në Prishtinë, në Mitrovicën Veriore.


Shkupi shpalli paketën e katërt prej masave ekonomike për 470 milionë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev paraqiti masat nga paketa e katërt e miratuar nga qeveria për evitimin e pasojave nga kriza shëndetësore dhe ekonomike në lidhje me Covid-19. Paketa është me një vlerë të përgjithshme prej 470 milionë eurosh. Bashkë me tri paketat e mëparshme, shumat e lëshuara për ekonominë dhe qytetarët, barazohen në një miliardë euro. Paketa e katërt është për të ndihmuar punëdhënësit në pagimin e rrogave dhe do të përkrahë 250 000 vende pune, do të sigurojë karta pagese për prindërit e vetëm, pensionistët, artistët e pavarur e të tjerë, do të përkrahë gjithashtu turizmin përmes kompensimit të taksës turistike për vitin 2019 në përmasë të 2 milionë eurove e të tjera.


Në Mal të Zi filloi viti i ri shkollor duke u respektuar masat kundërepidemike

Viti i ri shkollor në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në Mal të Zi filloi më 1 tetor me rregulla të reja për shkak të koronavirusit, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Në shkollat tetëvjeçare  nxënësit  që nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë do të mësojnë me orë të pakësuara, me maska dhe me respektimin e distancës. Ministria e Arsimit u ka siguruar nxënësve nga shkollat tetëvjeçare dhe të mesme materiale në video mbi pjesën më të madhe të lëndëve të cilat do të transmetohen nëpër televizionin shtetëror, por do të publikohen dhe në portalin e posaçëm për shkollat. Sindikata e punonjësve në arsim kërkuan një pagesë suplementare për mësuesit gjatë kohës së epidemisë nga koronavirusi për shkak të kushteve të reja të arsimit.


Një tërmet tronditi malin e shenjtë Athos gjatë kohës së vigjiljes

Një tërmet me magnitudë 5,2 në bazë të shkallës Rihter qe regjistruar në det  midis mëngës së dytë e të tretë në Halkidiki dhe është ndier në malin e shenjtë Athos gjatë kohës së vigjiljes së Kryqit të Shenjtë më 27 shtator, njoftoi agjencia BGNES. Epiqendra është në 22 kilometra në jugperëndim nga mali i shenjtë. Murgjit nga mali i shenjtë publikuan në rrjetet sociale incizime në video të tërmetit, të regjistruar  nga kamerat e sigurisë gjatë kohës së vigjiljes. “Ra suvaja, u derdh vaji nga llambat në tokë, kurse prifti në mënyrë tepër të qetë vazhdoi të marrë kungatë, sikurse asgjë nuk po rastiste”, shkruan murgjit.

Autore: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD