Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Loja petank përsëri mbledh bashkëmendimtarë nga moshat e ndryshme

Foto: arkiv

3 ngjarje, kushtuar lojës me topa metalike-petank, për herë të radhës mbledhin gjatë ditëve të pushimit adhurues dhe lojtarë të pasionuar. Dy të parat janë në Sofje - një turnir miqësor qe u mbajt më 3 tetor dhe kualifikime për Kampionatin Evropian për veteranë më 4 tetor, kurse e treta - inaugurimi i një fushe të re për petank në qytetin Samokov më 4 tetor.

Në Bullgari loja është e njohur prej 20 vjetëve. Gjatë vitit 2015 vendpushimi ynë detar Allbena për herë të parë u bë mikpritës i Kampionatit Evropian për meshkuj në petank, në të cilin morën pjesë 34 vende. Sporti specifik tërheq  përkrahës mes të gjitha moshave dhe është një mjet shumë i mirë për çlodhjen e njerëzve me profesione të ndryshme.

Mes adhuruesve bullgarë të tij, të cilët mund t’i gjeni nëpër rrugicat e vogla pas Bibliotekës Kombëtare në Sofje, do të takoni dhe pedagogë universitarë, sportistë, muzikantë, gazetarë, inxhinierë, arkitektë, të cilët dëfrejnë me të vërtetë dhe pasionohen pas lojës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Nikollov fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Kartingut

Viktor Nikollov përfundoi në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit botëror të kartingut Sodi W Finals në qytetin belg Genk dhe u bë bullgari i parë me një arritje kaq të lartë. Pas pesë raundesh, garuesi 15-vjeçar grumbulloi..

botuar më 24-07-08 9.51.PD

Festojmë 30 vjet nga vera e futbollit në të cilën Zoti ishte bullgar


Data është 17 nëntor 1993. Është minuta e fundit e ndeshjes mes Bullgarisë dhe Francës në stadiumin Parc des Princes në Paris, e cila duhet të përcaktojë ekipin pjesëmarrës në Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA. Rezultati është 1:1 (ku në këtë mënyrë..

botuar më 24-07-01 7.30.PD
facebook.com/groups/mursalevo

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav  Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..

botuar më 24-06-27 7.30.PD