Më 6 tetor 2020 mbushen 1006 vjet nga vdekja e Mbretit bullgar Samuill, qëndrueshmëria dhe lufta kokëfortë e të cilit kundër perandorit Bizantin Vasilij i Dytë, nuk lejon rënien e Bullgarisë nën sundimin bizantin deri në fund të mbretërisë së tij. Në ndryshim nga perandori bizantin, i cili disponon një thesar të plotë dhe stabilitet në perandorinë e tij, mbreti Samill ka një nevojë të madhe prej parash për betejat e tij të përhershme të cilat zhvillon. Prandaj ai kërkon përkrahje dhe ndihmë nga të gjitha shtresat e popullsisë bullgare, madje ndërpret persekutimet e bogomilëve në vend. Që të mund të sigurojë prapavijën e tij, Samuill nënshtron madje princat serbë, me qenë se merr vesh se zhvillojnë bisedime për përkrahjen e Bizantit. Samuill e drejton Bullgarinë bashkë me tre vëllezërit e tij që nga viti 971, kurse pas vdekjes së tyre mbetet sundimtar i vetëm që nga viti 997 deri më 6 tetor 1014 kur vdes, mbase ka shumë të ngjarë nga një goditje në zemër, pasi shikon ushtarët e vet të verbëruar gjatë përleshjes rreth fshatit Kluç. Këtë betejë bizantinët e fitojnë vetëm përmes dinakërisë, me qenë se Samuill e kthen fortifikimin në një kështjellë të pathyeshme. Pas disa sulmeve të pasuksesshme, perandori bizantin është i detyruar të dërgojë dy çeta, të cilët të kalojnë rreth e rrotull fortifikimit përmes malit dhe të sulmojnë në kurriz ushtarët bullgarë. Me ndihmën e barinjve vlleh dhe nën mbrojtjen e natës, ata mundin të paparë nga asnjë të depërtojnë për t'u fshehur në pjesën e prapme të ushtrisë së Samuilit. Sulmi i befasueshëm dhe pamundësia të reagojnë shpejt, kthejnë një pjesë të madhe nga ushtarët bullgarë në robër, të cilët perandori bizantin urdhëron të verbohen.
Pas vdekjes së Samuillit, Bullgaria nuk mundet të rezistojë gjatë në presionin ushtarak nga ana e perandorisë dhe gjatë vitit 1018 vjen fundi i Mbretërisë së Parë Bullgare.
Personaliteti dhe vepra e Mbretit Samuill - 10 shekuj pas vdekjes së tij, janë shkak për debate të zjarrta midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si një pjesë nga debatet historike midis të dyja shteteve. Vendimi i komisionit historik bullgaro-maqedonas që Mbreti Samuill të nderohet nga të dyja shtetet, nuk i vë fund punës së tij. Të hapura mbeten akoma shumë çështje, nga të cilat varet nëse marrëveshja për anëtarësi në Bashkimin Evropian të fqinjit tonë perëndimor, do të ratifikohet nga parlamenti bullgar, kur të arrihet deri tek procedura parabashkuese.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..